DUHET T’I KONSUMONI/ Tre lëngje të stinës që përshpejtojnë organizmin – AlpeGossip
DUHET T’I KONSUMONI/ Tre lëngje të stinës që përshpejtojnë organizmin

DUHET T’I KONSUMONI/ Tre lëngje të stinës që përshpejtojnë organizmin

Shumë prej jush kanë me siguri në rrethin e tyre familjar ose shoqëror një person i cili flet  tërë kohës për regjimin ushqimor, mat kaloritë  e çdo produkti që konsumon, është gjithmonë në dietë, por pavarësisht kësaj vazhdon të mos rrëzojë as edhe një kilogram.  Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, si zgjedhja e një diete të varfër në proteina, faktori gjenetik, veprimtaria e ulët metabolike, anemia etj. Para së gjithash duhet të dini që të mbash dietë nuk do të thotë të privoni veten nga ushqime të caktuara, por t’i hani në sasi të kontrolluar dhe duke marrë të gjitha vlerat ushqyese. Por një dietë do të ishte e paplotë nëse nuk do të stimulonit organizmin me tre pijet e mëposhtme.

Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet pirë në mëngjes esëll dhe para vakteve të tjera. Kumbullat largojnë toksinat nga organizmi dhe përshpejtojnë humbjen e peshës. Ato përmbajnë vitaminë A, kalium, magnez dhe hekur. Kumbulla njihet gjithashtu si një laksativ i fuqishëm.

Niseni ditën me një gotë nga pija e mësipërme dhe ndryshimet do të ndodhin më shpejt nga ç’e prisni. Kanella ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak, lehtëson tretjen dhe përmirëson metabolizmin.

Shumë dietologë e konsiderojnë xhinxherin si produkti më efektiv për të rrëzuar sa më shpejt kilogramët e tepërt. I kombinuar me limonin,  stimulojnë aktivitetin e veshkave, heqin lëngjet e tepërta nga trupi, eleminojnë toksinat dhe rregullojnë tretjen.