E ZBULOI MË NË FUND/ Krusita e pranon që është në një lidhje dhe ai është… - AlpeGossip
E ZBULOI MË NË FUND/ Krusita e pranon që është në një lidhje dhe ai është…

E ZBULOI MË NË FUND/ Krusita e pranon që është në një lidhje dhe ai është…

Mbrëmja e 1 janarit solli shumë festë në ekranin e Top Channel nga Luana Vjollca dhe të ftuarit e saj.

Një ndër ta ishte këngëtarja që i është bashkuar “Threedots” së fundmi, Krusita. Prej disa kohësh, bukuroshja ka qenë në qendër të mediave rozë jo vetëm për talentin e saj, por edhe për jetën private. Dhe në “Shiko kush LUAN” nuk mund të mungonin pyetjet “ngacmuese” rreth kësaj teme për Krusitën.

Në ekranin e madh, Krusitës iu shfaqën tre artistë shqiptarë: John Shahu, Kledi Bahiti dhe Ylli Limani. Mes tyre, ajo duhet të zgjidhte se më kë do të martohej, me cilin do të hante një darkë dhe kë do të eleminonte.

Për këtë të fundit, Krusita zgjodhi Ylli Limanin, ndërkohë që për të ngrënë një darkë zgjodhi Kledi Bahitin, ndërsa për t’u martuar John Shahun.

Por nuk mbaroi me kaq!

Në sfidën “Ndaje ose pije”, e gjendur përballë pyetjes “Ke pranuar që ke të dashur. Thuaje emrin e tij ose pi”, ajo zgjodhi të pinte. Në këtë mënyrë artistja pranoi që është në një romancë dashurie, por pa zbuluar personin.

Ndërkohë që ishin djemtë e ‘Threedots’ ata të cilët më shumë humor “ngacmonin” Krusitën duke u shprehur se “Pse nuk e thua është një kat më lart ai, e dimë ne se kush është”.

Mirëpo, për ne, emri i personit të zemrës së Krusitës vazhdon të mbetet ende mister.