FLOR MUMAJESI DO TË MARTOHET SË SHPEJTI? Ja si u përgjigj Kejsi Tola (VIDEO) – AlpeGossip
FLOR MUMAJESI DO TË MARTOHET SË SHPEJTI? Ja si u përgjigj Kejsi Tola (VIDEO)

FLOR MUMAJESI DO TË MARTOHET SË SHPEJTI? Ja si u përgjigj Kejsi Tola (VIDEO)

Ndërsa në dhjetor të 2018-s u përfol se një romancë e re kishte nisur në showbiz-in shqiptar, dyshimet u shtuan më shumë në ditën e parë të këtij viti.

Gjatë emisionit “Shiko kush luan” mbrëmjen e 1 janarit, detajet e sjelljes mes Flori Mumajesit dhe Kejsi Tolës na bënë më shumë të dyshonim për një lidhje mes tyre.

Fillimisht i pyetur mes tre pjesëtarëve te tre të “Three Dots”, këngëtari u përgjigj se do të martohet ai para tyre.

Në lojën më pas me hedhjen e zarit nga Kejsit, kur doli imazhi i Florit, ajo u përgjigj se ky i fundit i meritonte pikët.

Por nga ana tjetër e pyetur nëse është në një lidhje, Tola tha se ishte beqare, pavarësisht se përgjigjen e shoqëroi me të qeshur.

Ndërsa në pjesën e lojës për të zgjedhur personin që do të martohej ajo eliminoi Florin, për të zgjedhur Klajdi Musabelliut mes Luis Ejllit.

Dhe menjëherë, Flori reagoi: “E kemi në xhep, si me thënë”, u shpreh ai për veten.