Dy motrat, Eni dhe Greta Koçi janë shumë të komentuara në media dhe fotot që postojnë në rrjete sociale tërheqin shumë vëmendjen e fansave.
Mirëpo gjithmonë ato janë shfaqur me makeup e të kuruara në detaje, prandaj jo të gjithë kanë pasur mundësinë t’i shohin ujë e sapun.
Këtë kuriozitet e ka shuar sot Eni e cila ka postuar një video duke filmuar veten para pasqyrës në një ambient spa.
Këngëtarja shfaqet e veshur me një robdeshambër dhe pa makeup në fytyrë.
Më pas ajo ka postuar një video tjetër ku shihet edhe Greta e cila gjithashtu shfaqet me robdeshambër dhe pa makeup.
“Nuk mu nda Greta Koçi, as për relaks s’më lë rehat”, shkruan Eni me humor.