ILIRI NUK E PËRMENDI SI FINALISTE/ Monika: Tani do shkoj drejt e në zemër të qëllimit tim – AlpeGossip
ILIRI NUK E PËRMENDI SI FINALISTE/ Monika: Tani do shkoj drejt e në zemër të qëllimit tim

ILIRI NUK E PËRMENDI SI FINALISTE/ Monika: Tani do shkoj drejt e në zemër të qëllimit tim

Monika Lubonja e ka të qartë qëllimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Duke qenë se Iliri nuk ia përmendi emrin gjatë një bisede me Arjolën si finaliste, duket se tani aktorja e njohur ia ka vënë qëllim vetës këtë.

Këtë e zbuloi vetë Monika mbrëmë pas spektaklit të BB VIP, teksa po bisedonte me disa prej banorëve jashtë në oborr.

“Tani kam një qëllim në vetvete. E kisha deri diku, tani po shkoj drejt e te qëllimi, drejt e në zemër të qëllimit tim. Punë e madhe që Iliri nuk më quan në finale, kush është Iliri të thotë për mua se është apo nuk është në finale. Mund të më thoni ju?”, tha Monika, teksa aty ishte edhe Iliri që qeshte.