Netflix konfirmon se ka hequr nga shërbimi i saj një episod të një komedie satirike që kritikon Arabinë Saudite.
“Episodi i dytë i ‘Patriot Act’, me komedianin Hasan Minhaj, u hoq pas një ankese zyrtare nga Mbretëria. Ne mbështesim lirinë artistike në mbarë botën dhe hoqëm këtë episod vetëm në Arabinë Saudite. Heqja e episodit erdhi pasi kemi marrë një kërkesë të vlefshme ligjore dhe në përputhje me ligjin vendës,”-tha Netflix nw njw deklaratw.
Në episodin që u hoq, Minhaj kritikon Princin e Kurorës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.
Në ‘Patriot Act’, komediani Minhaj gjithashtu kritikon përfshirjen saudite në konfliktin në Jemen.
Episodi i hequr nga Netflix mund të shihet në pjesë të tjera të botës, dhe në Arabinë Saudite në YouTube.






![Me siguri vëllai të Lori Hoxhës do i ngelë hatri pasi të shohë këtë “Insta Story” të motrës së madhe (FOTO)]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/SSSVELLAI888-400x224.jpg)






