“SI ÇDO FUNDVIT”/ Botimi dhe përkthimi më i mirë për 2017, ja finalistët (VIDEO) – AlpeGossip
“SI ÇDO FUNDVIT”/ Botimi dhe përkthimi më i mirë për 2017, ja finalistët (VIDEO)

“SI ÇDO FUNDVIT”/ Botimi dhe përkthimi më i mirë për 2017, ja finalistët (VIDEO)

Ashtu si çdo fundvit, Ministria e Kulturës organizon eventin e ndarjes se çmimit për veprën dhe përkthimin më të mirë të vitit.

“Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e përkthyer” janë dy çmimet që do të ndahen në ceremoninë e çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2017.

Kritika letrare ka përzgjedhur listën me 5 veprat më të mira si dhe 5 përkthimet të cilat për vitin 2017 kanë rezultuar më të kërkuara dhe pëlqyera nga lexuesi.

Këto botime janë me tematika e subjekte të ndryshme dhe percjellin mesazhe të forta dhe të prekshme.

Juria e këtij eventi kryesohet nga Parid Referici dhe anëtarët Alma Mile, Agim Baçi, Olimbi Velaj dhe Albert Gjokaj, të cilët si kritikë letrarë do të përzgjedhin veprën më të mirë për vitin 2017.

Në listën finale për çmimin “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit 2017” janë:

Adriatike Lami – “Burri që më do mua”

Entela Tabaku – “Poemë e huaj”

Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”

Kim Mehmeti – “Anemona”

Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”

Ndërsa në listën finale për çmimin “Vepra letrare më e mirë e përkthyer” janë:

– “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto përkthyer nga Abedin Preza

– “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof përkthyer nga Alket Çuni

– “Armëpushimi” – Primo Levi përkthyer nga Aida Baro

– “2666”- Roberto Bolaño; Pika pa sipërfaqe përkthyer nga Bashkim Shehu

“Largësi shpëtimi” – Samanta Schëeblin përkthyer nga Erion Karabolli

Ky është eventi më i rëndësishëm i vlerësimit të veprave letrare në Shqipëri dhe shpallja e fituesve do të bëhet ditën e nesërme në ambientet e Ministrisë së Kulturës.