NGA DETAJET TEK DALJA NGA APARTAMENTI/ Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë bashkë dhe ne sapo i zbuluam (EKSKLUZIVE) – AlpeGossip
NGA DETAJET TEK DALJA NGA APARTAMENTI/ Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë bashkë dhe ne sapo i zbuluam (EKSKLUZIVE)

NGA DETAJET TEK DALJA NGA APARTAMENTI/ Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë bashkë dhe ne sapo i zbuluam (EKSKLUZIVE)

Gjatë muajt nëntor një ndër thashethemet që qarkullonte nëpër media online ishte fakti që Jonida Maliqi kishte harruar ish bashkëshortin dhe kishte nisur një romancë me aktorin Romeo Veshaj. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza.

Kaq ka mjaftuar që mediat të aludonin që ajo vajza ishte këngëtarja Jonida dhe nuk e kanë pasur gabim.

AlpeNews.al ju sjell detajet që nuk mund ti mohojnë dot dhe të gjithë na e vërtetojnë  se Romeo dhe Jonida janë bashkë.

Nëse shihni me kujdes foton ambjenti është i njëjtë me gjelbërim dhe pemë. Fotoja e postuar duket qartë që është Jonida.  Pasi “look-u” i këngëtares është po njësoj me foton e postuar nga Romeo,flokë të lagura me prerja mbi supe dhe me të njëjtin model krehje.  Gjithashtu Jonida shfaqet e veshur me një bluze të bardhë ku edhe materiali është i njëjt tek të dyja fotot.

 

Asnjë prej tyre nuk reagoi për lajmet që përfliteshin,  ka qenë vetë Jonida e cila më pas do të postonte një video me Romeon ku shihen shumë të afërt me njëri tjetrin. Kjo video ngriti prap dyshime te publiku por që u harrua shpejt.

Burime pranë AlpeNews.al kanë bërë të ditur se çifti vazhdon akoma të jetë bashkë. Romeo dhe Jonida janë parë të dalin bashkë nga një apartament.

Por le të kthehemi tek detajet që Jonida i ka  zbuluar mjaft hapur dhe pse ne nuk e paskemi  vënë re.

Së fundmi e ftuar  në një emision televiziv Jonida ka bërë një deklaratë e cila na la të kuptojme se këngëtarja ndihet e lumtur krah Romeos. Edhe përse marrëdhënia e saj mori fund, Jonida Maliqi është shprehur se ende vazhdon të besojë në ndjenjën e dashurisë:

“S’ka jetë pa dashuri. Është ajo që të krijon vetbesim, të mbush shpirtin dhe besoj se askush nuk dëshiron të jetë i vetëm

Mirëpo këngëtarja jo vetëm që beson tek dashuria por edhe mund të veshë sërish fustanin e bardhë. Jonida  ishte e ftuar në një sfiltatë me fustane nusërie, ku u shpreh për mikrofonin e emisionit “Pop Culture” për fustanin e saj të ëndrrave.

Unë nuk kam plan të martohem, por kurrë mos thuaj kurrë. Mua më pëlqen e bukura dhe fustanet e nusërisë kanë formën e madhështisë dhe që e vogël jam rritur me idenë e princeshave”

Tani nuk ka më vend për dyshime dhe ne jemi mëse të lumtur pasi janë një ndër çiftet më simpatik të ekranit.

AlpeNews.al