“KUJT I MUNGON SELECT?”/ Rikthehen bashkë pas tre vitesh prezantuesit e programit – AlpeGossip
“KUJT I MUNGON SELECT?”/ Rikthehen bashkë pas tre vitesh prezantuesit e programit

“KUJT I MUNGON SELECT?”/ Rikthehen bashkë pas tre vitesh prezantuesit e programit

Top Select ka qenë padyshim një nga programet më të ndjekur nga të rinjtë, me muzikë, intervista e të reja nga bota e showbizit. Të fundit që e drejtuan këtë program, ishin Kiara Tito, Liesa Haxhiasllani, Ardit Murataj dhe Mishel Rrena. Në vitin 2017 “Top Select” u mbyll dhe secili prej prezantuesëve vazhdoi karrierën e tij.

Megjithatë festa e ditëlindjes së Kiara Titos i ka mbledhur të gjithë bashkë pas kaq kohësh. Kiara ka postuar në Instastory një foto ku shihet me Liesën, Mishelin, Arditin dhe pyet fansat nëse i mungon “Top Select”.

Në një foto tjetër, Kiara tregon se sa shumë kanë ndryshuar ata që nga koha kur prezantonin programin dhe me humor shkruan: “Para dhe pas kredisë”.