Zonja e Parë amerikane Melania Trump i është nënshtruar një operacioni në veshka, ka njoftuar zyra e saj.
Ajo i është nënshtruar një procedure për largimin e një ciste nga veshka e saj. Siç njoftoi zyra e saj, cista ishte beninje, jo kancerogjene.
Për shkak të operimit Trump do të qëndrojë për gjatë javës në Qendrën Kombëtare Spitalore ‘Walter Reed’ në Washington.
‘Operacioni ishte i suksesshëm dhe pa komplikime”, thuhet në njoftim.
Melania Trump është 48 vjeçe