EUROVISION/ Suedia shpallet fituese, ja çfare vendi u rendit Shqiperia – AlpeGossip
EUROVISION/ Suedia shpallet fituese, ja çfare vendi u rendit Shqiperia

EUROVISION/ Suedia shpallet fituese, ja çfare vendi u rendit Shqiperia

Suedia ka fituar Eurovision 2023 që u zhvillua këtë vit në Britaninë e Madhe. Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, ndërkohë që në finale mori mbi 200 vota nga publiku, të mjaftueshme për të kaluar këngën e Finlandës.

Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u renditën në vendin e 22-të duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.

Sa i përket jurive profesioniste, kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia.