Zbulohet data dhe “skenat erotike”: Ja kur do të publikohet klipi ‘Dua’ i Encës – AlpeGossip
Zbulohet data dhe “skenat erotike”: Ja kur do të publikohet klipi ‘Dua’ i Encës

Zbulohet data dhe “skenat erotike”: Ja kur do të publikohet klipi ‘Dua’ i Encës

Po pritet me padurim nga fansat e saj, që Enca të publikojë videoklipin e këngës “Dua” të cilin prej disa muajsh e ka njoftuar, por një datë të saktë deri më sot nuk kishte bërë të ditur.

Megjithatë më në fund, videoklipin e ri të gjithë mund ta shohin më 23 mars e këtë e ka bërë të ditur vetë Enca me një postim në Instastory ku njofton se në prill do fillojë edhe turin në Europë.

Gjatë kësaj kohe me anë të postimeve, Enca ka zbuluar disa imazhe nga klipi.

Në disa prej tyre ajo shfaqet e veshur me të zeza dhe me një shami në kokë.

Ndërsa sot i ka mahnitur të gjithë me një foto me të brendshme të kuqe dhe një pelerinë.

Pak më parë ajo ka postuar edhe një foto nga videoklipi ku shihet duke qarë dhe shkruan: “Kurrë nuk ki me dit sesa vuaj”.

Pak ditë më parë, Enca bëri të ditur se videoklipi do të jetë i gjatë duke u shprehur se nuk e di nëse po bën film apo videoklip.

Kujtojmë që pjesë e këtij videoklipi do të jetë edhe modeli i njohur Pierluigi me të cilin Enca do të shfaqet në skena intime.