Herë me rroba seksi e herë më foto nga pushimet luksoze, Armina Mevlani di si të qëndrojë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, këtë herë e dashura e Shkëlzen Berishës i ka lënë të gjithë gojëhapur, duke treguar një anë të panjohur të vetes.
Armina ka publikuar për herë të parë një foto me cigare.
Në videot e postuara në Instastory, ajo shihet e veshur në stilin e rokeres dhe me një cigare në dorë.
Nuk e dimë nëse është një për foto trend, apo një ves i bukuroshes, por mund të themi me siguri se Armina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
E me siguri këto foto nuk i kanë pëlqyer as ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kujdeset te ruajë një imazh sa më serioz të familjes së tij.