Këngëtarja Demi Lovato pak ditë më parë ka festuar gjashtë muaj që kur doli nga qendra e rehabilitimit. Demi duket se i është rikthyer jetës normale, pasi është fotografuar në palestër gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas “Elle” këngëtarja u shtrua në qendër rehabilitimi për përdorim të lëndëve gjatë vitit të kaluar pasi u gjet e pavetëdijshme në shtëpinë e saj në Los Angeles gjatë një nate festive. Kujtojmë se së fundmi, Lovato ka konfirmuar lidhjen me Henry Levy,me të cilin ka publikuar një foto teksa putheshin në“Instagram”.