“KA FILLUAR TË BËHET SI OLTA…”/ Mikela Pupa jep mendimin e saj për Tea Trifonin! – AlpeGossip
“KA FILLUAR TË BËHET SI OLTA…”/ Mikela Pupa jep mendimin e saj për Tea Trifonin!

“KA FILLUAR TË BËHET SI OLTA…”/ Mikela Pupa jep mendimin e saj për Tea Trifonin!

E ftuar në emisionin ‘Pardon my French” në “Top albania Radio” ka qenë një nga ish-banoret e edicionit të dytë të “BBV2”, Mikela Pupa. Në fillim ajo hyri si një konkurrente e vetme së bashku me Efin, por më pas rrjedha e ngjarjeve ndryshoi.

Mikela është pyetur rreth mendimit të saj në lidhje me disa prej banorëve brenda shtëpisë së ‘BBV2’.

Çfarë mendimi ke për Tean?

Tea më pëlqen si argumenton, por ndonjëherë ka filluar të bëhet pak si Olta i dramatizon shumë gjërat. E mirë është si vajzë.

Më pas ka vijua duke thënë se:

Unë kam qenë një nga njerëzit që e bëja gjithmonë, çdo javë buxhetin aty brenda. Duke i ditur pikat e dobëta të Luizit dhe se si ai i bën veprimet e veta që ai nuk do të marrë pjesë në buxhet, e respektonim sepse është e drejta e tij personale dhe nëse ti ia bën tendecioze prit pasojat. Unë e kam thënë edhe dje në ‘Prime’ që kur je aty brenda shikon pasojat dhe ato shihnim dhe ne, shihnim reagimet e Luizit dhe thonim “Ky nuk është normal, çfarë po bën?” Por kur je jashtë shikon edhe shkakun që pse ai po e bën atë veprim, gjë që aty brenda nuk mund t’i kontrollosh. I jap shumë të drejtë për shumë gjera, jo për mashtrimet por për shumë gjëra.