“SHOH NJË BORA QË NUK AFROHET…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Graniti e shfrytëzoi Fifin – AlpeGossip
“SHOH NJË BORA QË NUK AFROHET…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Graniti e shfrytëzoi Fifin

“SHOH NJË BORA QË NUK AFROHET…”/ Ish-banori i “Big Brother”: Graniti e shfrytëzoi Fifin

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u komentuan ngjarjet më të bujshme të “Big Brother VIP”. E sigurisht që nuk kishte si të kalonte pa u komentuar hyrja e moderatores së njohur, Bora Zemani, e cila fillimisht kaloi mikeshën e saj, Semi Jaupaj.

Më pas Bora pranoi gjithashtu që të takonte edhe ish-partnerin e saj, Donald Veshaj, i cili i rrëmbeu edhe një puthje në buzë. E pikërisht takimi i tyre ishte më i komentuari dhe fansat e konsiderojnë edhe si më të veçantin.

Fitues i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, ishte i ftuar në studio, i cili tha se futja e Borës brenda në shtëpi e ka shpërqendruar paksa Donaldin, duke i hequr fokusin nga loja.

“Borën e shoh si një njeri i vënë në “shah sheh”, jo mat. Ka frikë, do ta puthë dhe nuk e puth, se e shikon publiku. Nga gjuha e trupit më shumë shoh një Borë që nuk afrohet te Donaldi se sa një Donald fëminor. Por nuk besoj se Donaldi humb pikë. Më gjej një shqiptar që thotë e kam unë fajin. Çiftet më të mira janë ata që nuk ia kontrollojnë njëri-tjetrit “Instagram”, tha Kaloti.

Ndërsa duke komentuar marrëdhënien mes Fifit dhe Granitit, ish-banori i “Big Brother” tha se: “Canës i erdhi në majë të hundës për të bërë këtë lojë. Graniti e shfrytëzoi Fifin, derisa tha stop. Fifi reagoi ashtu dhe i doli jashtë kontrollit. Graniti del para Fifit nga shtëpia, nuk e ka dëmtuar atë kjo situatë”.