Nuk pranoi të shkonte me pronarin, theret me thikë 19-vjeçarja që punonte si pastruese – AlpeGossip
Nuk pranoi të shkonte me pronarin, theret me thikë 19-vjeçarja që punonte si pastruese

Nuk pranoi të shkonte me pronarin, theret me thikë 19-vjeçarja që punonte si pastruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 19-vjeçare u ther me thikë në një apartament.
Viktima e identifikuar si Jessica Valentina Faoro jetonte në shtëpi me një çift, ku punonte si pastruese, por u vra nga pronari i saj 39-vjeçar në Milano të Italisë.

Alessandro Garlaschi ka pritur që gruaja e tij të largohet nga shtëpia, në mënyrë që të fuste në shtraz 19-vjeçaren, por me sa duket ajo e ka refuzuar.

Nga dyshimet e policisë italiane mendohet se 39-vjeçari është hakmarrë duke e vrarë, ndërkohëqë mediat italiane shkruajnë se nuk dihet ende nëse gruaja e tij ishte e pranishme gjatë krimit.

Sipas banorëve të zonës , 39-vjeçari dhe vajza u panë duke ecur bashkë në një kopësht aty pranë.

Ndërkohë që vrasësi i vu në pranga, shumë banorë kanë shpërthyer duke thënë:

“Je përbindësh, i mallkuar, shpresoj të kalbesh në burg”.