“Ai ndaloi, nxorri ca të holla dhe ja dha djalit me karrige me rrota”, veprimi i gazetarit shqiptar do t’ju frymëzojë! (FOTO) – AlpeGossip
“Ai ndaloi, nxorri ca të holla dhe ja dha djalit me karrige me rrota”, veprimi i gazetarit shqiptar do t’ju frymëzojë! (FOTO)

“Ai ndaloi, nxorri ca të holla dhe ja dha djalit me karrige me rrota”, veprimi i gazetarit shqiptar do t’ju frymëzojë! (FOTO)

Të gjithë kemi parë, qoftë edhe një herë të vetme, dikë në cep të rrugës apo në trotuar që kërkon lëmoshë apo është me probleme shëndetsore.

Duke qenë se numri i këtyre qytetarëve është i madh, shpesh herë kalimtarët refuzojnë, jo vetëm t’i ndihmojnë me disa të holla, por edhe sytë nuk ua hedhin.

Por veprimi i gazetarit të njohur të showbizzit dhe opinionistit të Top Show, Ervin Kurti, me siguri do t’ju frymëzojë që herën tjetër kur do të shihni dikë në nevojë te mendoheni dy herë para se të mos i hidhni sytë.

Me një postim në Instagram, moderatorja e emisionit investigative “Boom”, Fiori Dardha ka fotografuar Ervin Kurtin rastësisht duke ndihmuar me disa të holla djalit të ulur në karrige me rrota pranë Shtëpisë së Gjetheve.

“Ai ndaloi, nxorri disa të holla nga çanta dhe ia dha djalit që qëndronte ulur në karrige me rrota”, – shkruan Fiori. “Shkëmbeu edhe disa fjalë me djalin!”.

Epo, le të shërbejë gjesti i Ervinit një shembull për të gjithë ne!