”Qenke super pjeshkë ti”, Albana Osmani vihet në siklet në “Piter Pan” – AlpeGossip
”Qenke super pjeshkë ti”, Albana Osmani vihet në siklet në “Piter Pan”

”Qenke super pjeshkë ti”, Albana Osmani vihet në siklet në “Piter Pan”

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ishte moderatorja shumë e dashur për publikun, Albana Osmani e cila rrëfeu për fushatën “Ti je një luledielli”, iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve e këndoi me ta.

Një nga fëmijët e emisionit, i kërkoi Albanës t’i thoshte diçka përpara se t’i bënte pyetjen.

“Daja im thotë që vajzat në tv janë pjeshka, po ti qenke super pjeshkë”, i tha i vogli.

“Unë jam e mirë por jo aq e mirë sa thotë daja”, iu përgjigj duke qeshur Albana.

“Daja është këtu, ka ardhur”, i tha Uejsi teksa të gjithë nisën të qeshnin.