Këngëtarja Çiljeta Xhilaga pas një periudhe pasive në muzikë do të rikthehet sërish. Ajo të të sjellë një bashkëpunim me një ndër talentet më të rinj të estradës, Ernest Zeka, të njohur si Estto. Kënga mban titullin “A je mirë” dhe pritet të publikohet së shpejti.
Së fundmi Çiljeta ka treguar pse zgjodhi pikërisht Estton për të realizuar këngën e parë që shënon rikthimin e saj në tregun muzikor. Ajo ka rrëfyer se është mahnitur nga zëri Esttos që kur e ka dëgjuar për herë të parë dhe se këngët e tij e kanë shoqëruar në shumë udhëtime.
Essto është nipi i këngëtarit Besnik nga grupi NRG band dhe Çiljeta tregon se në fillim kur dëgjonte Esston, i është dukur sikur ishte Besniku ai që po këndonte. Ajo shprehet se Estto është perfekt për një bashkëpunim, ka vokalin e duhur, shkruan tekstet dhe bën muzikën vetë, e për më tepër rrezaton pozitivitet. Çiljeta mendon se asgjë nuk mundet ta ndryshojë Estton, as fama, se thjeshtësia e bën një njeri të thjeshtë.
Në një postim në instagram Çiljeta ka shkruar: ”
“Gjithmonë këtë këngën e kërkoja në ‘Youtube’ me emrin Besnik e kam fjalën për Besnikun e NRG band sepse zëri ishte identik dhe jo vetëm unë e mendoja kështu, por shumë njerëz derisa e kuptova që këngën time të preferuar e këndonte ky djaloshi i talentuar Estto (që është nipi i Besnikut). Më pas dëgjoja nëpër radio prapë këngën ‘A mendon më për mua’ një këngë që më ka shoqëruar shumë gjatë në xhirot e mia dhe prapë mendoja se e këndonte Besnik Qaka por në fakt ishte prapë ky djaloshi talentuar Estto. Kështu nëse shumë herë më ka ndodhur të më kërkojnë bashkëpunime, kete herë e ftova unë në bashkëpunim një talent si Estto, ,ishte kenaqsi bashkpunimi me ty jo vetem per vokalin dhe talentin qe ke qe e ben muziken vet dhe tekstet vete por mbi te gjitha ajo qe me ka len respekt me shum ishte edukata jote dhe pozitiviteti qe rrezatoje.”