“KUQ E ZI”/ Trejsi Sejdini i vë flakën skenës së “Miss Universe” në Tajlandë (VIDEO) – AlpeGossip
“KUQ E ZI”/ Trejsi Sejdini i vë flakën skenës së “Miss Universe” në Tajlandë (VIDEO)

“KUQ E ZI”/ Trejsi Sejdini i vë flakën skenës së “Miss Universe” në Tajlandë (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, bukuroshja Trejsi Sejdini e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe në Tajlandë, ka marrë pjesë në paradën me kostume tradicionale të miss-eve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ajo është shfaqur në skenë e veshur me një fustan të gjatë të kuq me motive të zeza, duke fituar menjëherë simpatinë e publikut dhe videon e sfilatës e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me ritme tradicionale shqiptare.

“Godas kuq e zi, përshëndes kuq e zi.”- ka shkruar Trejsi në postimin ku shkëlqen e veshur me ngjyrat e flamurit.