ÇFARË NDODHI? Flet reperi i njohur nga gjykata: E pranova fajin – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Flet reperi i njohur nga gjykata: E pranova fajin

ÇFARË NDODHI? Flet reperi i njohur nga gjykata: E pranova fajin

Don Xhoni është dënuar me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Së fundmi, përmes InstaStory ai ka bërë një selfie ku shihet në gjykatë ku ka shkruar: ”E pranova fajësinë”.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten. Sipas aktgjykimit, i njëjti është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit./“Betimi për Drejtësi” Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.

“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë Isufi. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-ës ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit (emri i vërtetë), të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.