E KISHTE MBAJTUR TË FSHEHTË/ Rike Roçi prezanton të dashurin misterioz (FOTO) – AlpeGossip
E KISHTE MBAJTUR TË FSHEHTË/ Rike Roçi prezanton të dashurin misterioz (FOTO)

E KISHTE MBAJTUR TË FSHEHTË/ Rike Roçi prezanton të dashurin misterioz (FOTO)

E vetmja histori rozë me protagoniste ish-banoren e Big Brother, Rike Roçi, ishte ajo me reperin Noizy.

Pas komenteve pikante që shkëmbenin dhe fotot ku kishin pozuar bashkë, ndjekësit e bukuroshes nisën të mendonin se mund të kishte diçka më shumë se shoqërore mes tyre, por jo.

Vetë Rikja tregoi se nuk ka asgjë tjetër përpos shoqërisë me reperin:

“Ehaa kam thënë disa herë që kurrë s’kemi qënë të lidhur, u bë vite me këtë histori, boll. Vetëm shoqëri” , u pwrgjigj Rikja, e cila dukej se i kishte ardhur në majë të hundës me këtë thashethem.

Dhe në fakt, Rike duket se po jeton një tjetër histori dashurie me një djalosh mjaft elegant, të cilin na e ka prezantuar sot në Instagram.

“Eh po, kam rënë në dashuri”, u shpreh ajo në foton e publikuar në Instastory, për të cilën u bë pishman shumë shpejt dhe e fshiu.

Nuk e dimë se ç’ndodhi dhe pse u step bukuroshja bjonde, megjithatë aq mjaftoi për ta kuptuar statusin e saj.