U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Burak dhe Fahriye fotografohen me djalin – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Burak dhe Fahriye fotografohen me djalin

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Burak dhe Fahriye fotografohen me djalin

Dy aktorët e famshëm turq, Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë fotografuar për herë të parë pasi u bënë prindër.

Ata kanë dalë nga spitali së bashku me vogëlushin dhe janë përballur me një grup gazetarësh kuriozë për të ditur si shkoi lindja.

Burak mbante vogëlushin e tij ndërsa bashkëshortja i qëndronte pas. Ai i falënderoi gazetarët dhe e vendosi menjëherë djalin në makinë.

Ndërsa Fahriye iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe tha: “Çdo gjë shkoi mirë, edhe unë jam mirë, Burak ishte me mua, jemi shumë të lumtur”, u shpreh ajo.

Ata janë të martuar prej dy vitesh dhe emrin e fëmijës së tyre e zbuluan një muaj më parë. Djali i tyre është pagëzuar me emrin Karan dhe mësohet se lindi me një peshë prej 3 kg e 670 gr dhe 52 cm i gjatë.