Letra: Rrallëherë ai zgjat më shumë se një minutë në shtrat – AlpeGossip
Letra: Rrallëherë ai zgjat më shumë se një minutë në shtrat

Letra: Rrallëherë ai zgjat më shumë se një minutë në shtrat

Si gra, na mësojnë se burrat sundohen nga seksi dhe fuqia jonë është sa tërheqëse dukemi në sytë e tyre. Por sa herë tentoj të josh bashkëshortin tim prej tre vitesh, përballem me refuzim, justifikime (“duhet të hedh plehrat” ishte e dhimbshme), nervozizëm dhe bezdi. Im shoq vuan nga ejakulimi i parakohshëm, një problem që nisi pas tre muajsh bashkë.

Rrallherë zgjat më shumë se një minutë në shtrat, por për mua problemi s’qëndron te mungesa e seksit. Problemi është fytyra e zhgënjimit sa herë tentativat tona për të qenë pasionantë vyshken brenda pak sekondash, problemi është largimi i tij për të qortuar veten se s’kënaq dot gruan në shtrat. Një seksolog më siguroi se s’ka asnjë problem fizik dhe ai mund të zgjasë më gjatë në shtrat nëse është në gjendjen e duhur mendore. Sfida është futja e tij në gjendjen e duhur mendore pasi çdo sugjerim i imi për seks, do të thotë presion për të performuar për të.

S’ka rëndësi sa herë ia shpjegoj që prekja, puthjet dhe intimiteti janë më të rëndësishme se penetrimi. Për të, seksi është i frikshëm. Përveç kësaj, jemi të lumtur. Mbështetës, të hapur, të fortë. Komunikojmë lirisht, qeshim vazhdimisht. Është i dhënë dhe punon fort për familjen tonë të vogël (kemi një fëmijë një vjeç). Është një burrë i mrekullueshëm që më bën të buzëqesh çdo ditë. S’mund ta doja më shumë se kaq.

Jam e lodhur nga pritja e ditës kur im shoq të ketë vetëbesimin e duhur për të më përkëdhelur. Trupi im po digjet. Ansnjëri nga ne s’do të flasë për intimitetin. Kështu që rrimë në heshtje. Ai, i tmerruar nga dështimi, unë, e tmerruar nga refuzimi.