MOTRA E TIJ U LARGUA NGA JETA PARA NJË MUAJI/ Këngëtari i njohur reagon për herë të parë – AlpeGossip
MOTRA E TIJ U LARGUA NGA JETA PARA NJË MUAJI/ Këngëtari i njohur reagon për herë të parë

MOTRA E TIJ U LARGUA NGA JETA PARA NJË MUAJI/ Këngëtari i njohur reagon për herë të parë

Louis Tomlinson, ish këngëtari i grupit ‘One Direction’, publikoi për herë të parë pas largimit nga jeta të motrës së tij, foto në rrjetet sociale. Ai vendosi të falenderonte fansat e tij për mbështetjen që i kanë ofruar dhe për të dhënë lajmin e rikthimit në muzikë. “Thjesht doja të falenderoja të gjithë për mesazhet e bukura gjatë këtyre dy javëve.

Sot jam kthyer në studio për të inçizuar diçka që kam shkruar disa muaj më parë. Ju dërgojë të gjithë dashurinë”, ka shkruar Louis. Sipas autoriteteve, motra e tij e vogël, Félicité, pësoi një atak në zemër, gjë që i mori asaj jetën.

Louis ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të fortë me motrën e tij dhe e ka treguar shpeshherë nëpërmjet fotove që publikonte. Kujtojmë që këngëtari humbi mamanë e tij 2 vjet më parë dhe vetëm 2 ditë përpara vdekjes së motrës, ai publikoi një këngë që ia dedikonte dashurisë për nënën.