“MATCHY MATCHY”/ Renee një kopje e Erës, e vogla nuk mund të presë më gjatë për të ngjasuar me tezen e saj – AlpeGossip
“MATCHY MATCHY”/ Renee një kopje e Erës, e vogla nuk mund të presë më gjatë për të ngjasuar me tezen e saj

“MATCHY MATCHY”/ Renee një kopje e Erës, e vogla nuk mund të presë më gjatë për të ngjasuar me tezen e saj

Me anë të disa fotove në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka treguar se tanimë Renee dëshiron t’i ngjasojë asaj në gjithçka.

Era ka ndarë disa pamje ku shihet se i ka flokët në ngjyrë portokalli njëjtë me të voglën.
“Ajo ka qejf flokët e mi dhe ‘makeup-in’”, ka shkruar Istrefi krah fotove ku shfaqet pranë vogëlushes duke qeshur. Me siguri Era dhe Renee kanë kaluar një kohë mjaft produktive me njëra-tjetrën dhe e kanë përdorur atë për t’u argëtuar në maksimum.
Kujtojmë se disa javë më parë Renee festoi ditëlindjen në një festë kur Nora dhe gjithë familjarët e të voglës ishin kujdesur t’i dhuronin kujtimet më të bukura.