U LARGUA NGA ”TOP CHANNEL” NË MES TË SEZONIT/ Einxhel Shkira po rikthehet me një tjetër emision! – AlpeGossip
U LARGUA NGA ”TOP CHANNEL” NË MES TË SEZONIT/ Einxhel Shkira po rikthehet me një tjetër emision!

U LARGUA NGA ”TOP CHANNEL” NË MES TË SEZONIT/ Einxhel Shkira po rikthehet me një tjetër emision!

Muajin e kaluar, moderatorja Einxhel Shkira u largua nga rubrika e saj e “Beauty” në “E diell”, pasi nuk ndihej vetvetja dhe nuk mund të përfshihej plotësisht në prezantimin e kësaj rubrike.

Nëpërmjet një statusi të gjatë, ajo shpjegoi arsyen e largimit dhe falenderoi të gjithë kolegët që punuan me të, ndërkohë që tregoi se po shqyrtonte projekte të reja.

Duket se ‘shqyrtimi’ ka marrë fund dhe Einxhel e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj.

Në InstaStory, moderatorja ka publikuar një bisedë me mikeshën e saj, Argjira Spancën, duke lënë të kuptohet se po përgatitet për emisionin e ri.

Einxhel i tregon Argjirës se të hënën është e zënë me xhirime, ndërsa tregon se do të rikthehet shumë shpejt.

“Kjo është shoqja ime, duke më mbështetur gjatë gjithë kohës! Dhe po, do rikthehem shpejt!”- shkruan moderatorja krahas bisedës.

Megjithatë, ajo ende nuk e ka zbuluar për cilin emision bëhet fjalë dhe datën e saktë në të cilën do të rikthehet, megjithëse e tregoi vetë se do të jetë pas disa ditësh.