Soni Malaj QAN në “Dancing With The Stars”, kujton babain e humbur: Kur kërcej vallen e… – AlpeGossip
Soni Malaj QAN në “Dancing With The Stars”, kujton babain e humbur: Kur kërcej vallen e…

Soni Malaj QAN në “Dancing With The Stars”, kujton babain e humbur: Kur kërcej vallen e…

Ashtu dhe si u parashikua, spektakli ‘Dancing With The Stars’, nisi me plot surpriza.

Në skenën e madhe të kërcimit po kërcehet vetëm valle tradicionale, sakaq emocionet e para i përcolli këngëtarja Soni Malaj, që në fillim të spektaklit. Gjatë klipit prezantues, Soni teksa po fliste për numrin e radhës që do shfaqte para publikut, është prekur dhe ka filluar të qajë pasi ka kujtuar babain e saj që ka ndërruar jetë vite më parë.

Soni është shprehur se aryeja pse po qan është se është pikërisht vallja e Tropojës ajo që e bën të kujtojë babain e saj të ndjerë. “Në spektaklin e kaluar, kërceva vallen e Tropojës vetëm për babin, por dy ditë më vonë ai ndërroi jetë”- kujton me lot në sy Soni.

Ajo mundi të sjellë për publikun një numër të mrekullueshëm, pasi mori dhe mjaft kritika pozitive. Kujtojmë që sonte në skenën e madhe të Dancing With The Stars, do të buçasë fort daullja e klarineta, do të kërcehen vallet më të bukura tradicionale shqiptare dhe është krejt e thjeshtë për ta besuar se sot do të jetë një ndër netët më të bukura të këtij spektakli.