LOREDANA NIS ME ”KUNJAT”/ “Dhelpër dinake” i dedikohet asaj? Ja ç’mendon reperja për këngën e re të Mozzik – AlpeGossip
LOREDANA NIS ME ”KUNJAT”/ “Dhelpër dinake” i dedikohet asaj? Ja ç’mendon reperja për këngën e re të Mozzik

LOREDANA NIS ME ”KUNJAT”/ “Dhelpër dinake” i dedikohet asaj? Ja ç’mendon reperja për këngën e re të Mozzik

Pas ndarjes së bujshme, çifti më i komentuar i showbiz-it, Mozzik dhe Loredana Zefi kanë nisur thumbimet e shumta në rrjete sociale.

Teksa Loredana hedh kunja në InstaStory, reperi publikoi një këngë e cila mendohet se i dedikohet Loredanës.

Vetëm dy ditë pas publikimit, kënga e re e Mozzik, “Dhelpër dinake”, i ka kaluar 2 milionë klikime në Youtube dhe të gjithë po flasin për faktin se ajo i dedikohet Loredanës.

Madje, edhe vetë Loredana ka bërë “ironi” me fjalën dhelpër, teksa komentonte me mikun e saj në Instagram.

Sipas “Telegrafit”, në një postim, Loredana shkruan duke qeshur “Unë jam dhelpër”, ndërsa ai ja ka kthyer “Të paktën dikush po pretendon”.

Mesa duket, ajo i ka marrë me sportivitet lajmet e shumta për të, të cilat e cilësonin si “dhelprën dinake” të historisë së saj dhe Mozzik dhe madje s’e ka aspak problem ta quajë veten një dhelpër.