Noizy, një nga reperët më të njohur shqiptarë, publikoi mbrëmjen e djeshme një foto e cila tregonte një pjesë të një teksti shkollor.
Në të shfaqej një nga rubrikat e të mësuarit ku duhej të plotësohej vendi bosh.
“Noizy është _______ më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Ai ka lindur në qytetin e _____. Disa nga këngët e tij janë____”, kështu shkruhej në librin shkollor dhe mesa duket Noizy ndihej krenar për veten e tij, për famën aq të madhe që ka sa të përmendet edhe në libra shkollorë.