LAJMI I KEQ/ Spektakli i njohur nuk do jepet këtë vit në Top Channel – AlpeGossip
LAJMI I KEQ/ Spektakli i njohur nuk do jepet këtë vit në Top Channel

LAJMI I KEQ/ Spektakli i njohur nuk do jepet këtë vit në Top Channel

Top Channel nuk do të transmetojë këtë vit një nga spektaklet më të ndjekur, “The Voice”. Lajmin e ka bërë të ditur Fjoralba Ponari e cila e ftuar në “Ftesë në 5”, u shpreh se këtë vit ky spektakël nuk do risillet në ekranin e Top Channelit. Por muzika nuk do të mungojë sepse në Top Channel së shpejti do të nisë festivali “Jeho”. Ky festival do të jetë pasues i “Top Fest” dhe do e prezantojë Fjoralba Ponari.

“U bë rreth 3, 4 vite që Top Fest nuk është më, The Voice nuk do të risillet këtë vit dhe duke qenë se kemi pasur kërkesa të shumta nga publiku dhe nga artistë të ndryshëm për një format ku artistët e rinj të promovohen dhe të kenë emocionet e garës, vendosëm për këtë festival të mirëfilltë. Të gjithë ata që duan të pjesë e këtij festivali duhet të kenë produksionet e tyre të papublikuara më përpara. Jeho është një mundësi për të gjithë artistët që kanë zë, kanë krijime dhe duan t’i kthejnë në hit”, u shpreh Fjoralba.