Mashurka / Burim hekuri për ju që vuani nga anemia – AlpeGossip
Mashurka / Burim hekuri për ju që vuani nga anemia

Mashurka / Burim hekuri për ju që vuani nga anemia

Mashurkat janë të pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjerësisht për njerëzit që kanë pamjaftueshmëri të këtij minerali. Gjithashtu janë të pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalcium, çka i bën ato perfekte për organizmin. Falë sasisë së madhe të hekurit që përmbajnë, mashurkat këshillohen të konsumohen nga njerëzit që vuajnë nga anemia.

Një gjysmë pjate me mashurka të gatuara ofron 20 kalori. Mashurkat janë, gjithashtu, një burim i shkëlqyer i sodiumit, yndyrës së shëndetshme, fibrës, kalciumit e të tjerë. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme e konsiderojnë mashurkën mirëbërëse për shëndetin e njeriut. Sipas të dhënave mashurkat rekomandohen të konsumohen edhe nga njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i sheqernave në gjak dhe kolesterolit të lartë. Mashurkat përmbajnë argininë, një substancë që ul nivelin e sheqerit në gjak dhe urinë.

Zierja e mashurkave shkatërron argininën, ndaj këto perime duhen kavërdisur lehtë. Fibra e mashurkave është ideale për të përmirësuar tretjen dhe ulur kolesterolin. Mashurkat janë të dobishme për të larguar toksinat dhe substancat e padëshiruara në organizëm, sepse janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i tyre rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga reumatizma. Mashurkat mund t’i kaurdisni lehtë ose t’i gatuani me avull. Nëse i preferoni të ziera, mund t’i konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose sardelet.

Për një gatim të shijshëm, mashurkat mund t’i kombinoni me trumzë, hudhër, djathë ose mish pule. Në variantin e pagatuar, mashurkat përmbajnë një proteinë që është e dëmshme dhe helmuese. Për shkak të saj, mashurkat nuk duhen ngrënë kurrë të gjalla.