KORONAVIRUSI/ Çfarë të bëni në shtëpi këto ditë sipas personazheve të njohur shqiptarë – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Çfarë të bëni në shtëpi këto ditë sipas personazheve të njohur shqiptarë

KORONAVIRUSI/ Çfarë të bëni në shtëpi këto ditë sipas personazheve të njohur shqiptarë

Si po shkon izolimi? Në fakt, është ky term që na rëndon ndoshta kaq shumë nga ana psikologjike, pasi qendrimi në shtëpi jo domosdoshmërisht meriton të cilësohet kështu.

Po, janë shumë faktorë që ndikojnë tek dëshira jonë si popull për ta kaluar më shumë se gjysmën e ditës jashtë, në kafene, duke u argëtuar mbrëmjeve të fundjavës, duke shijuar klimën për të cilën shpesh themi: “E vetmja dhuratë nga Zoti”. Por, le t’i konsiderojmë të gjitha këto si një rutinë ditore që jo rrallë herë kthehet në monotoni të plotë.

Përsërisni me vete: “Kam nevojë për kohë të lirë, kam nevojë për pushim” dhe besojeni ose jo, shtëpia është vendi ideal për të realizuar gjithçka që deri më tani e keni lënë në plan të dytë për shkak të rendjes pas përditshmërisë. Personazhet shqiptarë janë ata që na kanë dhënë sugjerimet më të mira se si ta bëjmë sa më argëtues qendrimin në atë që në fund të ditës e cilësojmë si ‘strehën e ngrohtë familjare’.

Arbana Osmani ka sugjeruar një listë me filma, që duhet t’i shohim të paktën një herë në jetë.

Dojna Mema ka listuar titujt e librave të preferuar, për të ardhur në ndihmë të të gjithë të apasionuarve pas letërsisë.

Aulona Musta jep këshilla mbi ushtrimet fizike, në mënyrë që të përgatitemi për atë që ndryshe e njohim si “summer body”.

Flori Gjini ka sugjeruar një listë me këngë plot ritëm, që të realizoni një mini-disko në shtëpi me rastin e fundjavës

Sara Hoxha dhe Jonida Aliçkolli kanë ndarë të njejtin mendim në ditë si këto të fundit: gatimi ia shton lezetin qendrimit në shtëpi!