PUNË DHE PUSHIME/ Angelina Jolie "arratiset" me fëmijët dhe Brad Pitt drejt New Mexico (FOTO) - AlpeGossip
PUNË DHE PUSHIME/ Angelina Jolie “arratiset” me fëmijët dhe Brad Pitt drejt New Mexico (FOTO)

PUNË DHE PUSHIME/ Angelina Jolie “arratiset” me fëmijët dhe Brad Pitt drejt New Mexico (FOTO)

Angelina Jolie dhe fëmijët e saj po kalojnë disa ditë shumë të bukura në New Mexico. Sipas ‘Hollywood Life’, disa fansa të aktores kanë arritur ta dallojnë teksa i drejtohet Albuquerque në 15 maj. Aktorja e njohur po xhiron një film në shtetin në fjalë dhe këtë rast e ka shfrytëzuar edhe për të qendruar me fëmijët e saj. Mesa duket New Mexico ofron qetësi dhe privatësi për familjen e njohur, kështu që pushimet këtë vit do zhvillohen aty. Sipas personave që i kanë parë, Angelina dhe fëmijët kishin pranë edhe Brad Pitt.

Megjithatë mbetet për t’u parë sa i vërtetë është ky lajm, pasi marrëdhënia e aktores me ish-bashkëshortin ka qenë prej shumë kohësh në krizë.

Kujtojmë se Angelina është pjesë e filmit ‘Those Who Wish Me Dead’, xhirimet e të cilit kanë nisur prej kohësh.