Darian Depreta është një grua e cila është bërë nënë disa kohë më parë, por vetëm kohët e fundit arriti të dallonte një shenjë aspak të mirë në qiellzën e së bijës.
E shqetësuar, ajo e çoi vogëlushen Bella në urgjencë, por infermierët i thanë paraprakisht se nuk kishte asnjë gjë për t’u shqetësuar dhe se vogëlushja kishte lidur me atë shenjë në qiellzë.
Mirëpo, asnjë gjë nuk e qetësonte të ëmën dhe nuk ia mbushte mendjen. Ajo insistoi deri sa një tjetër mjek e kontrolloi vogëlushen.
Si përfundim, sipas mjekut, në qiellzën e vogëlushes kishte ngecur pjesa e një kartoni.
Gruaja shkroi në Facebook:
Po luaja sot me vajzën time dhe vura re se pjesa e sipërme e gojës kishte marrë ngjyrë të zezë. U mundova ta hiqja atë që kishte në qiellzë, por nuk munda. Telefonova menjëherë time më dhe shoqen time më të mirë. Isha në panik, u deshën 30 minuta që të vinin mjekët”.
Ndër të tjera, teksa mori vesh që vajza kishte futur në gojë një copë kartoni që ndodhej në një prej lodrave të saj, gruaja shprehet se është e turpëruar dhe se nuk do t’u dalë më përpara mjekëve.
Por, në fund të fundit, çfarë faji ka mamaja e gjorë, për prapësitë e vajzës së vogël?