Një moment i papritur dhe tejet komik ka ndodhur Jonida Vokshit gjatë moderimit të Big Brother Kosova, falë një gafe që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Gjatë leximit të sponsorit, prezantuesja ka vazhduar të lexojë fjalë për fjalë edhe pjesën e skaletës që supozohej të ishte vetëm udhëzim teknik për të.
Në vend që ta anashkalonte, Jonida shqiptoi live edhe frazën “(pret pak reagim)”, e cila nuk ishte pjesë e tekstit për publikun.
Publiku në studio nuk e vuri re, as banorët e shtëpisë, ndërsa rrjetet shpërthyen menjëherë me video, meme dhe komente ironike mbi momentin.
Ky fragment është bërë tashmë viral në rrjetet sociale: TikTok dhe Instagram, duke u cilësuar si një nga gafat e edicionit. Për këtë gafë, Jonida nuk ka reaguar, ashtu sikurse për gafat që ka bërë në edicionin e kaluar.













