Bieta Sulo është çdo pasdite në ekranin e ‘Top Channel’ me programin e pasdites ‘Ftesë në pesë’. Kënaqësitë e të komunikuarit me publikun çdo ditë janë të mëdha dhe për këtë fakt me siguri moderatorja ndihet shumë e lumtur.
Ditën e sotme Bieta e ka nisur ditën me publikimin e një videoje shumë të veçantë. Një fanse e programit që jeton në Itali i ka dërguar një video ku shfaqet djali i saj. I vogli është adhurues aq i madh i moderatores, saqë kur tregon numrin 5 me duar vepron njësoj si Bieta. Sigurisht bukuroshja e ekranit e ka ndarë këtë detaj me ndjekësit me shumë emcion.
Suksesi i moderatores me programin e saj duket se është i madh dhe surpriza të tilla e vërtetojnë këtë më shumë gjthçka tjetër.