Mars hyri i ftohtë, por me siguri nuk do të zgjasë shumë, prandaj bëhuni gati të përgatisni veshjet e pranverës!
Nuk ka rëndësi sa bazike është veshja juaj, trendi i 2022-shit bën gjithçka të duket më cool. Çfarë do veshim në vijim?
1. Rripa festivë
Një fustan i thjeshë s’është më i tillë nëse në mes vendosni një rrip si ky! Dukeni të veshura shtrenjë dhe ndryshe nga të gjithë!
2. Me siguri palltot e holla do t’i veshim gjatë, por sigurohuni të jenë në ngjyra pastel. Blu bebe është nuanca më në modë për momentin.
3. Kostumi minifund+xhaketë
Nëse një ditë zgjoheni dhe doni të dukeni si një zonjushë seksi që sapo ka dalë nga shkolla, vishuni kështu!
4. Këmishat e shkurtra
Investoni në to pasi mund t’i vishni në qindra mënyra!
5. Këto lloj sandalesh/shapkash
Nëse ka diçka që na mësuan dy vitet e fundit është se asgjë nuk krahasohet me ndjesinë që të jep komoditeti. Nëse ndiheni rehat, padyshim që do të dukeni edhe bukur.
6. Ngjyra jeshile
Këtë pranverë mos ju ndani!
Burimi: Who What Wear