VDEKJA E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande merr vendimin e papritur – AlpeGossip
VDEKJA E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande merr vendimin e papritur

VDEKJA E ISH TË DASHURIT/ Ariana Grande merr vendimin e papritur

Ariana Grande vendosi që të hiqte mundësinë për të komentuar në fotot e saj në Instagram, pas vdekjes së ish-të dashurit Mac Miller.

26-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm McCormick, ndërroi jetë pasditen e se premtes dhe dyshimet e para për shkakun e vdekjes lidhen me një mbidozë droge.

Vetëm pak orë pas vdekjes së reperit, Instagram-i i këngëtares u mbush me komente, që akuzonin atë për fatin tragjik të Mac Miller.

“Është çmenduri sepse ti vërtetë e vrare atë”, shkruante një prej komentuesve, ndërsa të tjerët shkruanin: “Është faji yt”.

Grande dhe Miller qëndruan të lidhur për rreth 2 vite, para se të ndaheshin në pranverën e këtij viti. Pak pas ndarjes ai përplasi një makinë dhe u arrestua për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, gjë për të cilën fansat akuzuan sërish këngëtaren.