TAYNA DHE DON PHENOM/ Përse u bënë të suksesshëm brenda një kohe shumë të shkurtër? – AlpeGossip
TAYNA DHE DON PHENOM/ Përse u bënë të suksesshëm brenda një kohe shumë të shkurtër?

TAYNA DHE DON PHENOM/ Përse u bënë të suksesshëm brenda një kohe shumë të shkurtër?

Shpeshherë këngëtarët shprehen se e kanë shumë të vështirë që të çajnë në tregun muzikor të mbipopulluar.
Prapa një projekti 3 minuta e gjysmë (kohëzgjatja e zakonshme e një kënge) fshihet një punë e madhe e një stafi të tërë por akoma edhe më e vështirë se të bësh një këngë dhe një videoklip është që të fitosh pëlqyeshmërine e publikut shqiptar.

Një nga këngët që ka bërë më së shumti bujë muajt e fundit ka qenë “Columbiana” një bashkëpunim i dy artistëve të rinj Don Phenom dhe Tayna që arriti të kishte sukses të menjëhershëm.

Don Phenom kishte publikuar disa këngë më përpara, “Jena Lit” apo “Twerkirate” të cilat arritën të dallonin në morinë e këngëve qe publikohen. E dini pse? Sepse reperi zgjodhi ti rikthehej një rryme muzikore që sot pak e bëjnë por që shumë e duan, reggaeton. Një stil ndryshe, një zë që identifikohet menjëherë bëri që Don Phenom të bëhej i famshëm “me forcat e veta” dhe jo në saj të një bashkëpunimi me një emër të njohur siç është sot në modë nga shumë të tjerë (që të njihesh si emër duhet të bashkëpunosh me një këngëtar të suksesshëm).

Tayna-n e bëri të famshme “Columbiana”. Brenda një kohe shumë të shkurtër kënga arriti të merrte me miliona klikime dhe sot momentalisht numëron rreth 22 milionë shikime. Duhet thënë se Tayna dhe Don Phenom nuk përdorën asnjë teknikë të veçantë marketingu, të bënin emër në kurriz të dikujt tjetër, të dilnin në çdo emision të mundshëm. Ishin thjesht dy emra të rinj që sollën versionin e tyre më të mirë. I vetmi çelës sekret i tyre në fakt është stili ndryshei të repuarit!

Suksesi i “Columbiana” u përcoll edhe në këngët e reja që ata publikuan. Gjatë verës si Don Phenom edhe Tayna kanë dhënë koncerte dhe është faktuar tashmë që publiku i do.

Fill pas hitit, Don Phenom paralajmëroi bashkëpunimin me Enca Haxhiajn, klipi i të cilit pritet të dalë shumë shpejt ndërsa Tayna është parë shpesh në shoqërinë e Ledri Vulës e thuhet se edhe mes tyre mund të ketë një bashkëpunim.