NUK PO I DURONI DOT MË? Ja si të shpëtoni nga puçrrat brenda një kohe të shkurtër – AlpeGossip
NUK PO I DURONI DOT MË? Ja si të shpëtoni nga puçrrat brenda një kohe të shkurtër

NUK PO I DURONI DOT MË? Ja si të shpëtoni nga puçrrat brenda një kohe të shkurtër

Me pak fare kujdes shtesë gjatë ditës, ju mund të pastroni fytyrën tuaj nga aknet nga darka në mëngjes.
Këtu janë këshilla të ekspertëve për të hequr qafe një puçërr brenda natës:
Lajeni fytyrën në mënyrën e duhur!

Nëse keni një fytyrë delikate dhe e lani atë me pastruesit e gabuar atëherë puçrra në vënd që t’ju iki do t’ju shtohen më shumë. Pyesni dermatologun për të gjetur zgjidhjen e duhur.

Mos e teproni me kujdesin ndaj tyre: ndonjëherë keni tendencën ti kuroni më shumë se sa duhet, por çdo gjë e tepruar është gabim.

Duhet të dini kur ti shtypni ato: Nëse është një pikë e bardhë ose një pikë e zezë dhe e lehtë për t’u nxjerrë, mund ta shtypni. Duke kërkuar përbërës si acid salicilik, peroksid benzoil, squfur, dhe retinoide, të cilat minimizojnë puçrrat e pika të bardha dhe blackheads, por gjithashtu trajtojnë pimples dhe pustules.

Kujdes me përbërësit për fytyrën: Disa përbërës aktivë, si retinol ose tretinoin, mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit dhe dielli madje mund t’i deaktivizojë këto përbërës, duke i bërë ato joefektivë, kështu që lexoni mirë përbërësit që përdorni.

Ftohja e puçërrave do të zvogëlojë ënjtjen dhe skuqjen.Rekomandohet që ta lani fytyrën tuaj e më pas me një kub të akulli të mbështjellë në një peshqir , butësisht mbajeni në vendin që keni puçrrën tre herë në ditë nga 10 minuta.