A është gjë e keqe që i dashuri nuk fle në një krevat me mua? – AlpeGossip
A është gjë e keqe që i dashuri nuk fle në një krevat me mua?

A është gjë e keqe që i dashuri nuk fle në një krevat me mua?

Jo gjithmonë, çiftet flejnë në krevate të ndara kur bëhen të moshuar. Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj për eksperten E.Jean ku është e shqetësuar se i dashuri nuk fle në të njëjtin krevat me të nëse bëhet fjalë për gjumë.

Letra e vajzës: Kam filluar të dal me një mashkull kohët e fundit, i cili është i mrekullueshëm dhe shumë i mirë për mua në çdo mënyrë. Por ai nuk mund të flejë gjumë në të njëjtin krevat me mua. Ai thotë se ‘nuk mund të flejë’ me dikë ngjitur. Ai është i qetë, i dashur dhe shumë i mirë në krevat kur nuk jemi duke fjetur, por zgjohet për tu larguar në mes të natës. Unë mendoj se kjo gjë nuk është normale dhe ai ka provuar (madje atë e zuri gjumi për një orë mbrëmë), por nëse kjo marrëdhënie përparon, çfarë duhet të bëj? Nuk mund të kemi shtretër të veçantë. Nuk jemi në vitet ’50! Çfarë do më sugjeronit të bëja?

Përgjigja e ekspertes: Për shumë individë diskriminues, rituali formal i ‘fjetjes së bashku’, njihet ndryshe si gërhitje, goditje me shkelma, mbulim i përbashkët me çarçaf, batanije apo jargan. Për të hequr dorë nga gjitha këto, fjetja në krevate të ndara është zgjidhja më e mirë. Lëre djalin të pushojë.

Sipas një studimi të vitit 2005 nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, 25 përqind e të rriturve partner flenë solo. Është krejtësisht normale. Por ndoshta duhet të blini një krevat tepër të madh në rast se vendos të qëndrojë ose thjesht ta lejosh të flejë aty ku ai dëshiron.