KANYE TI JE? Reperi i kthen shpinën Trump-it dhe deklaron se ai e përdori – AlpeGossip
KANYE TI JE? Reperi i kthen shpinën Trump-it dhe deklaron se ai e përdori

KANYE TI JE? Reperi i kthen shpinën Trump-it dhe deklaron se ai e përdori

Kanye West ka reflektuar dhe ka dalë në përfundimin se ëshë përdorur për të lëshuar mesazhe politike. Por tanimë e ka mësuar leksionin dhe ka vendosur të distancohet nga Donald Trump dhe lëvizja “Maga”.

“Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qënit vetëm kreativ” – shkruan në “Twitter” bashkëshorti i Kim Kardashian.

Madje për ta përforcuar se nuk do të ketë më punë me presidentin amerikan, ai theksoi se ndihet keq për të gjithë personat që po kërkojnë azil si dhe për prindërit që luftojnë të mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës.

Nga ana tjetër, Kanye theksoi se mbështet ligjin për armët, pra duke i kthyer shpinën Trumpit, i cili është kundër këtij ligji.

Ye gjithashtu falenderon familjen e tij dhe të gjithë ndjekësit që besojnë tek ai dhe vizioni i tij për një botë më të mirë.