VENDIMI I “BIG BROTHER” PËR BANOREN “KAPRIÇOZE”/ Paloma “tmerrohet” nga kafshët: Kam frikë – AlpeGossip
VENDIMI I “BIG BROTHER” PËR BANOREN “KAPRIÇOZE”/ Paloma “tmerrohet” nga kafshët: Kam frikë

VENDIMI I “BIG BROTHER” PËR BANOREN “KAPRIÇOZE”/ Paloma “tmerrohet” nga kafshët: Kam frikë

Big Brother” ka vendosur t’i bëjë një rreng Palomës pasi ka qenë banorja më kapricoze gjatë periudhës së casting. Bëhet fjalë për Palomën, të cilën e kanë ndëshkuar duke e futur në dhomën e dënimeve, ku kanë futur një gomar dhe disa pula.

Sapo hapi derën, Paloma tha: “Ua o ma, nuk futem… çfarë janë këto? Po kjo që më sheh me bisht syri mua? Është gjëja më e tmerrshme e jetës time, jo vetëm pulat po çdo kafshë e jetës time. Nuk hyj brenda se kam frikë.”

Ndër të tjera, vendimi i Big Brother ishte: “Duke pasur parasysh luhatjet e vazhdueshme gjatë casting të konkurrentes vip, hyrjen e saj brenda shtëpisë, sonte do të duhet ta vendosë publiku”.

Paloma zgjodhi që në televotim të marrë Donaldin për një televotim. “Duke qenë se Vëllai i Madh më ka ndëshkuar, më kanë hapur një televotim që do rri apo jo dhe më thanë që të zgjidhja një nga banorët dhe unë të zgjodha ty që të dalim në televotim… Njëri nga ne do të largohet nga shtëpia e Big Brother”, i tha Paloma-Donaldit.

Por e gjitha kjo është një shaka dhe në të vërtetë nuk ka asnjë televotim për Palomën