”MË SHUMË SE KURRË DO…” Me foton e Ajkës, Xhensila i bën Besit urimin emocionues për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
”MË SHUMË SE KURRË DO…” Me foton e Ajkës, Xhensila i bën Besit urimin emocionues për ditëlindje (FOTO)

”MË SHUMË SE KURRË DO…” Me foton e Ajkës, Xhensila i bën Besit urimin emocionues për ditëlindje (FOTO)

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen e në të njëjtën ditë është edhe premiera e filmit të tij të parë “Falco”. Fanset më të mëdha të Besit janë Xhensila e Ajka të cilat e surprizuan që në mëngjes me një tortë. Ndërsa pak më parë Xhensila i ka bërë edhe një urim shumë të veçantë Besit.

Këngëtarja ka postuar një foto të Ajkës e veshur me një bluzë ku shkruhet “Suksese Falco”. Në urimin e saj Xhensila shkruan se është e bekuar që ka një bashkëshort si Besi dhe se ai e meriton suksesin.

“Bekimi yne, sa shume e falenderoj Zotin per ty . Je fat per kedo qe te ka pran. Sot ti me shume se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe perulesine, me zemren e paster qe kurre nuk lendoi askend, do tregosh qe behen gjera te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellesh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam perjete”, shkruan Xhensila.