FLORI NUK KA TË NDALUR/ Publikon këngën më të re “Mori” në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
FLORI NUK KA TË NDALUR/ Publikon këngën më të re “Mori” në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon (FOTO+VIDEO)

FLORI NUK KA TË NDALUR/ Publikon këngën më të re “Mori” në bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon (FOTO+VIDEO)

Këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Pasi mori kupën e “Kënga Magjike 2018”, një javë pas fitores me këngën “Plas” ai ka publikuar një tjetër projekt.

Ditën e djeshme është publikuar “Mori” një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Brunon.

 

Në video- klip janë gjatë gjithë kohës në qendër tre çunat duke kënduar, luajtur mes tyre por edhe me gjithë stafin e klipit duke të krijuar kështu idenë e një videoklipi shumë të këndshëm në prapaskenat e së cilit është bërë shumë qejf.

Një këngë me shumë stil dhe tejet ritmike, përputhur siç duhet për secilin prej këngëtarëve e që me siguri do të bëjnë bujë në ditët në vazhdim.