“DUAM NJË FËMIJË”/ 19 vjeçarja e martuar me 62 vjeçarin tregon për marrëdhënien e tyre – AlpeGossip
“DUAM NJË FËMIJË”/ 19 vjeçarja e martuar me 62 vjeçarin tregon për marrëdhënien e tyre

“DUAM NJË FËMIJË”/ 19 vjeçarja e martuar me 62 vjeçarin tregon për marrëdhënien e tyre

Një lidhje mes një vajze 19 vjeçare me një 62 vjeçar shpesh nuk pritet mirë nga njerëzit. Samanta e takoi JR për herë të parë kur ishte 18 vjeç, nëpërmjet miqve të përbashkët, dhe disa muaj më vonë kuptoi se kishte rënë në dashuri me të.

Pasi familja nuk e pranoi lidhjen e saj për shkak të diferencës në moshë, Samantha u shpërngul në apartamentin e saj në Arkansas, përpara se të merrnin një shtëpi së bashku me JR në Kansas. Më pas u martuan më 8 janar 2018 dhe tashmë po mundohen të bëjnë një fëmijë.

Por pavarësisht seriozitetit me të cilin ata e kanë marrë marrëdhënien e tyre, Samantha tregon se ata marrin çdo ditë përbuzje nga të panjohur që e quajnë bashkëshortin e saj pedofil ose kujtojnë se është gjyshi i saj.

“Kur jemi në publik, të panjohurit gjithë kohës mendojne se jemi mbesa dhe gjyshi, dhe kjo më acaron vërtet. Por është akoma më keq kur thonë që JR është pedofil, kur na shohin të kapur prej duarsh apo duke u puthur. Nuk ka asnjë moment kur dalim që dikush të mos bëjë një koment për lidhjen tonë dhe është e lodhshme. Kemi pasur mjaftueshëm vështirësi me familjen dhe miqtë që nuk e pranuan marrëdhënien tonë, sa kur e bëjnë dhe të panjohurit teprohet vërtet.Duam që njerëzit thjesht të kuptojnë se jemi të lumtur në martesë dhe serioz për lidhjen tonë- dhe njerëzit e tjerë nuk duhet të na diskriminojnë në këtë mënyrë. Shpresojmë që kur të kemi një fëmijë, abuzimi të ndalojë, sepse nuk duam të rrisim një fëmijë në një mjedis ku i duhet të dëgjojmë fjalë të tmerrshme për babanë e tij.”- është shprehur Samantha.

Ajo tregon se ra në dashuri me të për shkak të pamjes dhe sjelljes prej xhentëlmeni. Djemtë e moshës së saj janë shumë të pamatur dhe ajo nuk tërhiqej nga ta:

“Ishte shumë i artikuluar kur e takova, dhe gjithashtu kur flisnim në telefon ose me mesazhe, ai ishte thjesht diçka që nuk e kisha gjetur tek një burrë më herët. Kam dalë me djem të moshës sime, por ata janë shumë të pamatur dhe nuk dinë si të trajtojnë parteren e tyre. Të qenit me JR është komplet ndryshe- ai është shumë i pjekur dhe më trajton si mbretëreshë, nuk do të ndryshoja asgjë tek ai apo lidhja jonë.”

Samantha dhe JR duan të kenë dhe familjen e tyre, pavarësisht se 62 vjeçari ka fëmijë nga marrëdheniet e mëparshme. Momentalisht po mundohen që Samantha të ngelë shtatzënë, pasi për ta është momenti i duhur.

“Shpresojmë që duke ndarë historinë e lidhjes sonë, njerëzit të kuptojnë se nuk është shaka dhe ne jemi shumë seriozë për njeri-tjetrin pavarësisht diferencës në moshe dhe pa