NUSE SHEMBULL/ Vjehrra feston ditëlindjen dhe Jona i bën dedikimin më të veçantë (FOTO) – AlpeGossip
NUSE SHEMBULL/ Vjehrra feston ditëlindjen dhe Jona i bën dedikimin më të veçantë (FOTO)

NUSE SHEMBULL/ Vjehrra feston ditëlindjen dhe Jona i bën dedikimin më të veçantë (FOTO)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu publikon shpesh foto familjare në profilin e saj të Instagramit, me të shoqin, Frenkli Ymeri, me vogëlushin e tyre Raiden si dhe me familjarë të tjerë. Këtë të Martë vjehrra e saj feston ditëlindjen dhe moderatorja e ka uruar publikisht.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të saj duke fryrë qirinjtë dhe e ka uruar me fjalët më të veçanta. Jona e falenderon për prezencën në jetën e saj duke u shprehur se fati e ka përkëdhelur shumë.

“Fati më ka përkëdhelur shumë fillimisht me djalin tënd, pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time”, ka shkruar ajo krahas fotos. Moderatorja ka treguar shpesh se gëzon një marrëdhënie të veçantë me familjen e bashkëshortit.