FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Dj Sardi (FOTO) – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Dj Sardi (FOTO)

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Ja sa vjeç mbush Dj Sardi (FOTO)

Sot, Dj i njohur shqiptar, Sardi, është djali i ditëlindjes. Edhe këtë vit, kjo ditë speciale e ka gjetur Sardin në kushte pandemie, megjithatë virusi s’ia ka hequr dot atij buzëqeshjen e madhe nga fytyra.

Sardi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto nga “festa” modeste në shtëpi, teksa rikujton se sot ka ditëlindjen.

“Le të festojmë ditëlindjen time”- shkruan ai krahas fotos, ndërsa ne ju sfidojmë të gjeni sa vjeç mbush?

Dj ka lindur më 21 mars të vitit 1988 dhe sot mbush 33 vjeç. Ju duket aq?

Prej disa kohësh, ai po shijon lidhjen e bukur të dashurisë me partneren e tij Jonisën, të cilën na e ka prezantuar edhe në rrjete sociale.

Gjatë një interviste, kur u pyet se përse zgjodhi pikërishta atë, duke qenë se ai ka pasur lidhje dashurie edhe me shumë vajza të njohura, Sardi u shpreh: “Ishte e duhura”. Nga 1-10, ai tha se Jonisa arrin deri tek 5 për xhelozi, ndërsa Sardi pak më shumë, 5.5.

Dj shprehu hapur dëshirën për t’u bërë me një fëmijë, duke thënë “Avash avash, pse jo”.

Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”,- i premtoi ai publikisht partneres, me të cilën ndau në fundvit kartolinën e bukur të festave të tij.